E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, një minutë heshtje para sfidës Shqipëri-Ukrainë

Para ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, do të mbahet një minutë heshtje, për ndarjen nga jeta të 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

Gazetari i Tv Klan, Erion Todhe, zbuloi se Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA, do i propozohet tifozëve një minutë heshtje para fillimit të ndeshjes.

“Ishte parashikuar një ceremoni për hapjen e ndeshjes, për një dokumentar të Lorik Canës, për arbëreshët. Megjithatë planet kanë ndryshuar. Në bashkëpunim me UEFA-n, FSHF do i propozojë publikut një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Martin Cani, i cili pjesë e moshave të Dinamos”, deklaroi Todhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›