E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Bllok, kapet nënoficeri. Policia: Motivi, një borxh i pashlyer

TIRANE-Policia ka arrestuar sot autorin e vrasjes së ekonomistes Majlinda Hoxha dhe plagosjes se shtetasit Elton Fusha, ngjarje që u shënua në zonën e ish-Bllokut, para pak ditësh.

Lajmi behet i ditur nga burimet zyrtare të policisë, sipas të cilave saktësohet se “nga strukturat kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është bërë ndalimi i shtetasit Ndricim Balla, vjeç 33, nënoficer pranë “Shkollës së Bashkuar”.

Sipas policisë, nga hetimet intensive të kryera dhe tërësia e provave materiale të grumbulluara nga kjo strukturë ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të shtetases Majlinda Hoxha, si dhe plagosjes rëndë të shtetasit Elton F..

“Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 9 shtator 2013, tek ish blloku, pas një konflikti ndërmjet të dëmtuarit Elton F. dhe vëllait të autorit të kësaj vrasje. Materialet procedurale do t’i referohen për veprime të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë”- thuhet ne njoftim.
në këtë ngjarje ekonomistja u vra gabimisht pasi shënjestra ishte shtetasi Elton Fusha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›