E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Bularat, reagojnë qeveritë greke dhe shqiptare

Vrasja ditën e sotme e të riut me origjinë greke Konstantinos Kaçifa në fshatin Bularat të Gjirokastrës, pas sulmit të tij me prapavijë nacionaliste ndaj forcave të rendit shqiptare, shkaktoi menjëherë reagimet zyrtare të dy qeverive të përfshira.

E para në reagim ka qenë Ministria e Jashtme e Athinës, që në deklaratën e saj për shtyp ka shprehur “dhembjen e thellë për vdekjen e homogjenit grek” dhe i ka shprehur ngushëllime familjes.

Athina zyrtare e ka cilësuar gjithsesi si të “papranueshëm faktin që një operacion arriti deri aty sa të humbasim jetë njeriu”, duke kërkuar nga Tirana një sqarimin të plotë të kushteve në të cilat humbi jetën 35 vjeçari Konstandinos Kaçifa.

Nga pala shqiptare, nuk ka vonuar reagimi i kryeministri shqiptar, edhe një herë duke përdorur kanalin e rrjeteve sociale. Në reagimin e tij, kryeministri shqiptar ftoi palën greke të mos nënvizojë gjestin e viktimës, por faktin që u shmang falë forcave të policisë një tragjedi akoma më e madhe.

“Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falënderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste”, thuhet në reagim.

Gjithë mediat greke kanë pasqyruar ngjarjet në fshatin shqiptar pranë Gjirokastrës, dhe nuk kanë munguar reagimet e ashpra të pjesës ekstreme të elektoratit helen, me thirrje antishqiptare dhe plane për protesta përballë ambasadës shqiptare në Athinë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Sulmon me armë policinë në Bularat, vritet pas një shkëmbimi zjarri ekstremisti grek

Arrestohet në Spanjë kreu i grupit kriminal “Bajri”

Prokuroria hetim edhe për “xhuxhin”! Dako del në përgjimet e “Avdylajve”

Arrestohen shqiptarët, “baronë” droge në Angli

Mbeten në burg dy ish-deputetët e PS

Tragjike në Fieir, 10-vjeçari vret vëllanë me thikë duke pastruar peshk

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›