E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërron jetë në paraburgim një 45-vjeçar në Tiranë

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e ditës së sotme në dhomat e paraburgimit në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se viktima është shtetasi Dritan Rica 45-vjeç, i cili është gjetur i pajetë rreth orës 04:45, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3.

Nga të dhënat e para, sipas policisë, në trupin e viktimës nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak. Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

145 mijë paund në lavatriçe! Shqiptari arrestohet në Qafë Botë

Ngjarja në ish-Bllok, lirohet Redi Popesku

Zjarr në servis, digjen 10 makina luksoze, dëmi rreth 350 mijë euro

Akt makabër në Zvicër, shqiptari masakron gjyshen

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›