Vrasja në Himarë Bollano: Provokim ndaj minoritetit grek
HIMARë- Vasil Bollano ka reaguar sot për ngjarjen e mbrëmshme ku një 35-vjecar është përplasur nga një makinë teksa udhëtonte me motorr në Himarë, duke gjetur edhe vdekjen. Kjo ngjarje shkaktoi reagim të fuqishëm tek banorët e zonës, të cilët që prej mëngjesit të sotëm kanë bllokuar prej 13 orësh aksin rrugor Vlorë- Himarë, në shenjë proteste për vrasjen e Aristotel Gumës, duke i kërkuar kështu policisë gjetjen e autorëve të ngjarjes. Vetëm pas negociatave dhe pasi janë ndaluar 7 persona të dyshuar është bërë i mundur zhbllokimi i rrugës.
Për ngjarjen reaguan më herët kryepeshkopi Janullatus, ministria e Jashtme greke, ndërsa tani vjen edhe reagimi i Bollanos, sipas të cilit, vrasja është një krim i paprecedentë.
Bollano ka shkuar më tej duke e cilësuar vrasjen si “provokim ndaj minoritetit”, ndërsa shton se motive të errëta ekanë shtyrë autorin të merrte këtë veprim. Duke i bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë, Bollano shprehet se edhe qeveria duhet të marrë masa drastike, për ti dhënë fund sipas tij, provokimeve ndaj minoritetit.
(m.a/BalkanWeb)