E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anonimiteti në Internet është i rrezikshëm

Mountain View, 13 gusht - Anonimiteti në Internet është i rrezikuar. Në një botë me kaq shumë kërcënime është tejet e rrezikshme të mos ekzistojë ndonjë mënyrë identifikimi, deklaroi CEO i Google, Eric Schmidt.

Schmidt qartësoi se qeveritë e vendeve do të duhej së shpejti t’i japin fund anonimitetit në Internet. “Na duhet një bazë e vërtetuar e emrave”. Schmidt shpjegon që privatësia është jashtëzakonisht me rëndësi dhe nuk duhet të përzihet me anonimitetin. është shumë e rëndësishme që Google dhe gjithë të tjerët të respektojnë privatësinë e të tjerëve në rrjet. Njerëzit kanë të drejtë në privatësi, kjo është e natyrshme dhe normale.

Por ka disa kufij, thotë Schmidt. “Nëse provoni të bëni ndonjë krim të tmerrshëm, ashiqare që për këtë gjë nuk do t’i ofrohet mundësia e anonimitetit të plotë. Nuk ka sistem në shoqërinë tonë i cili do të lejonte këtë, gjykatësit insistojnë në zbulimin e kriminelëve. Anonimiteti i plotë do të mund të çonte deri tek vendime shumë të vështira për qeveritë, si dhe për shoqërinë tonë në tërësi, sepse mendoj që as këtë nuk do ta donim”, përfundoi CEO i Google.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›