E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Korçë/ Zbarkojnë forcat RENEA, kontrolle blice në banesën e autorit dhe në varrezat e qytetit

Kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Në mbështetje të strukturave vendore të policisë kanë zbarkuar edhe Reparti i Elitës RENEA, duke ndërmarrë një sërë kontrollesh të befasishme në disa pika strategjike të qytetit.

Sipas informacioneve nga terreni, efektivët e forcave speciale kërkuan fillimisht në banesën e autorit të dyshuar, por pa mundur ta lokalizojnë apo ta gjejnë atë në ambientet e shtëpisë.

Mësohet se vetëm pak minuta më parë, forca të shumta policie si edhe RENEA kanë shkuar pranë banesës së autorit por nuk kanë mundur dot ta gjejnë atje.

Kërkime në varrezat e qytetit

Pas kontrollit në banesë, fokusi i operacionit të kërkimit është zhvendosur drejt zonës së varrezave të qytetit të Korçës. Ky veprim operacional vjen pas dyshimeve të bazuara se autori mund të jetë fshehur në këtë pjesë të qytetit për t’i shpëtuar prangave.

Operacioni i kërkimit po vijon me intensitet të lartë, ndërsa postoblloqet e policisë mbeten të ngritura në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Korçës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›