Vrasja në Tuluz, Hoxhaj ngushëllon homologun francez

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut francez, Allen Zhype për vdekjen e katër personave në sulmin e kryer në një shkollë hebraike të Francës.
Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ka dënuar këtë krim të rëndë, “duke theksuar indinjatën dhe tronditjen e thellë të opinionit kosovar, të shkaktuar nga ky akt kriminal”.
Diplomati kosovar po ashtu ka shprehur “solidaritetin e plotë të qeverisë dhe popullit të Kosovës me familjarët e viktimave, Qeverinë dhe popullin francez, në këto ditë të rënda”.
Të hënën, një person i armatosur ka vrarë tre fëmijë dhe një të rritur në shkollën hebraike në Tuluz.