E Diel, 1 Nëntor 2026

"Vrasja, nga nje ekstremist fanatik"

Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje familjaret e te ndjerit Artan Zeka, i cili humbi jeten dy dite me pare si pasoje e nje vepre kriminale. Gjate vizites Kryeministri shprehu ngushellimet dhe tronditjen e tij per humbjen e djalit, prindit dhe njeriut te dashur. "Na ka tronditur thelle ne shpirt sepse humbem nje djale te mrekullueshem, nje prind te mrekullueshem, nje njeri jashtezakonisht te perkushtuar, te dashur, te respektuar.

"E humbem jo nga aksident, por nga nje dore qe qelloi ne emer te se shkuares, nje dore kriminale qe nuk pajtohet me perpjekjet e shoqerise shqiptare per te ardhmen", - ka theksuar Berisha. Ai u shpreh se kjo eshte forma me e shemtuar e krimit, intolerances dhe urrejtjes totale ne nje proces fisnik. Ndersa vijoi: "Jemi te lenduar qe te gjithe ne ate qe besojme, ne ate qe perpiqemi. Pavaresisht se secila force politike ka projektin e vet, ate e ka per te gjithe shqiptaret nuk e ka qe te lumturoje nje pjese dhe te mjeroje nje pjese".

Duke iu referuar aktit, Kryeministri Berisha tha se personi eshte nje fanatik, ekstremist, qe do te marre denimin me kapital, me te merituar, pasi ai ka goditur dhe lenduar gjithe shoqerine. "Ne do te jemi me ju dhe me keta femije sa te kemi forcen e mundshme. Kemi borxh te perjetshem. Ai ra per vlerat mbi te cilat ne perpiqemi te ndertojme Shqiperine, te ndertojme te ardhmen. " - tha Kryeministri Berisha.

Funerali

Rreth ores 10:00, kortezhi me trupin e pajete te te riut Artan Zeka, u transportua drejt varrezave te fshatit Qerret, vetem 1 kilometer larg baneses se te ndjerit, ku dhe u zhvillua ceremonia mortore. Dhimbja ka qene teper e madhe dhe familjaret nuk kane mundur te permbahen. Lot pa fund dhe lutje per shpirtin e pjesetarit te familjes. Te pranishmit zhvilluan homazhe perpara trupit te pajete te Artan Zekes, aktivisti i djathte, i cili u vra mengjesin e se premtes ne qender te fshatit Qerret, te Shijakut, rreth 18 kilometra larg qytetit te Durresit. Ne mjediset e baneses se te ndjerit Zeka, ku ndodhej bashkeshortja dhe tre femijet, u ngrit figura e te ndjerit qe u cilesua si deshmor, ndersa te pranishmit jane perkulur me nderim dhe kane vendosur kurora prane trupit. Familjaret cilesuan ngjarjen si politike, po ashtu sic kishte deklaruar policia pas hetimeve, ndersa autoritetet shteterore, garantuan denimin maksimal per autorin e dyshuar. Kjo ka qene panorama, ne shtepine qe nxori dje nga dera trupin e pajete te 32-vjecarit. Kortezhit i jane bashkuar miq, te aferm si dhe qindra njerez te cilet e kane percjelle me nderime per ne banesen e fundit aktivistit e PD-se. Ne heshtje, afro 2000 vete kane shkuar pas arkivolit qe mbante trupin e pajete.

Reagimet

Ne nisjen e ceremonise mortore, ku fillimisht u kryen ritet fetare, perfaqesuesi i Partise Demokratike, njekohesisht deputeti i PD-se ne Durres, Ferdinand Xhaferri, i shprehu ngushellimet me te perzemerta familjes Zeka, duke mbajtur fjalen e rastit. Ndersa pas perfundimit te ceremonise mortore, e cila zgjati rreth 40 minuta, te gjithe te pranishmit jane nisur drejt baneses se te ndjerit, per t'u pershendetur me familjaret e tij.

Ne prani te kortezhit te gjate qe percillte per ne banesen e fundit Artan Zeken, deputeti Ferdinand Xhaferri, e konsideroi vrasjen si nje ngjarje te rende. "Artani ishte simboli i lirise, simbol i demokracise. Vdekja e Tanit eshte shume e rende, pasi prinderit dhe gruaja e tij, femijet dhe te afermit nuk kane me cfare te ngushellohen. Ishte nje vrasje politike, ndersa ai vendoste flamujt e Partise Demokratike, kurse ekstremizmi i majte e vrau ate", eshte shprehur Xhaferri. Me tej ai ka vijuar ne fjalen e tij, duke thene se i ndjeri Zeka do te kishte qene nje komisioner i afte ne zgjedhjet e 28 qershorit, nje votues i PD-se, ku vota e te cilit do te shkonte per te ardhmen e familjes se tij, te femijeve te tij si dhe mbare vendit. "Ne Shqiperine e NATO-s, si dhe ne Shqiperine qe synon te jete pjese e bashkimit Evropian, nuk vritet me plumba, por ligji do te jape denimin maksimal mbi autorin e ngjarjes", deklaroi kreu i listes se kandidateve te PD-se ne Durres. Ne mbyllje te fjales se tij, Xhaferri e cilesoi Zeken si "deshmorin e demokracise".

Dhimbje ne Qerret, ku u shua jeta e nje babai te ri

Fshati Qerret eshte zgjuar dje mes lotesh dhe dhimbjes per humbjen e te ndjerit Artan Zeka, aktivistit te Partise Demokratike qe u vra nga i dyshuari Skender Balla, simpatizant i PS-se, teksa vendoste posterat dhe flamujt e fushates ne nje lokal. Te afermit kane percjelle njeriun me te dashur per ne banesen e fundit mesditen e djeshme, ndersa per familjaret, policine dhe Partine Demokratike, ai u ekzekutua per motive politike nga ekstremizmi i majte. E gjithe zona ku 32-vjecari jetonte, ishte e tejmbushur me njerez te shumte te cilet kishin mberritur per te ndjekur nga afer ceremonine, dhe percjelle ngushellimet. Banesa e familjes Zeka ishte mbushur jo vetem me te aferm dhe miq, por dhe shume bashkefshatare te Qerretit, simpatizante te Partise Demokratike, si dhe zyrtare me te larte te qeverise, te cilet kane shprehur deshiren per t'i qendruar prane familjes ne keto dite te veshtira. Qindra njerez, pasi kane kryer ngushellimet ne shtepine e prinderve, kane pritur te behen pjese e kortezhit. Pak perpara nisjes se ceremonise mortore, ne familjen Zeka kane mberritur edhe zyrtaret me te larte te shtetit dhe qeverise shqiptare, si dhe perfaqesues te institucioneve vendore te qytetit te Durresit. E pranishme edhe kryetarja e Kuvendit dhe nenkryetare e PD-se, Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes, kandidat ne Qarkun e Durresit, Gazmend Oketa, ministri Transporteve dhe deputeti i zones, Sokol Olldashi, ish-ministri Fatmir Mediu, kryetari i Grupit Parlamentar te PD-se, Astrit Patozi dhe kreu i listes se kandidateve, Ferdinand Xhaferri.

"I qendrojme prane familjes, ka pasur edhe raste te tjera"

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e shoqeruar nga disa prej ministrave, deputeteve dhe kandidateve, u ka kerkuar dje familjareve qe te behen te forte, per te perballuar kete dhimbje te madhe. Topalli ka ngushelluar familjaret, duke u shprehur se bashkohet ne dhimbjen e tyre, ashtu si cdo banor i Qerretit dhe gjithe Shqiperise. Ndersa ka ngushelluar familjaret per humbjen e te afermit, Topalli ka pohuar se "ngjarje te tilla jane histori qe nuk mbarojne, pasi ka pasur edhe raste te tjera". Ndersa ka deklaruar se femijet e Artanit Zekes, nuk meritonin te rriteshin pa baba, ndersa te afermit e tyre te jetonin pa te. Ngushellime kane bere edhe perfaqesues te tjere te kabinetit qeveritar, si ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, deputeti Astrit Patozi, ish-ministri Fatmir Mediu si dhe dhjetera perfaqesues te politikes vendore e qendrore. "Ne jemi prane jush per t'ju dhene kurajen e duhur, per te perballuar kete dhimbje te madhe", jane shprehur ata ne ngushellimet per familjaret.

"Ekstremizmi i majte vrau Tanin, deshmorin e demokracise"

Ne prani te kortezhit te gjate qe percillte per ne banesen e fundit Artan Zeken, deputeti Ferdinand Xhaferri, e konsideroi vrasjen si nje ngjarje te rende. "Artani ishte simboli i lirise, simbol i demokracise. Vdekja e Tanit eshte shume e rende, pasi prinderit dhe gruaja e tij, femijet dhe te afermit nuk kane me cfare te ngushellohen. Ishte nje vrasje politike, ndersa ai vendoste flamujt e Partise Demokratike, kurse ekstremizmi i majte e vrau ate", eshte shprehur Xhaferri. Me tej ai ka vijuar ne fjalen, duke thene se i ndjeri Zeka do te kishte qene nje komisioner i zoti ne zgjedhjet e 28 qershorit, nje votues i PD-se, ku vota e te cilit do te shkonte per te ardhmen e familjes se tij, te femijeve te tij si dhe mbare vendit. "Ne Shqiperine e NATO-s, si dhe ne Shqiperine qe synon te jete pjese e bashkimit Evropian, nuk vritet me plumba, por ligji do te jape denimin maksimal mbi autorin e ngjarjes", deklaroi kreu i listes se kandidateve te PD-se ne Durres. Ne mbyllje te fjales se tij, Xhaferri e cilesoi Zeken si "deshmorin e demokracise".

Ngjarja

Artan Zeka u vra me arme zjarri mengjesin e se premtes, rreth ores 09:00, ne lokalin ne qender te fshatit Qerret, ku dhe jetonte. Forcat e policise brenda nje harku kohor te shkurter, bene te mundur arrestimin e autorit te dyshuar, Skender Balla. Sipas deklarates se policise se Durresit, Artan Zeka eshte konfliktuar me autorin e dyshuar te krimit, Skender Balla, per simbolet e subjekteve elektorale. Me pas 45-vjecari eshte larguar per t'u rikthyer me nje arme automatike.

Hetimet

Policia deklaroi se i dyshuari Skender Balla dyshohet te jete perfshire ne nje vrasje te ndodhur ne vitin 2003. Nuk u dhane shpjegime rreth krimit te kryer dhe emrit te viktimes, duke e cilesuar si nje hetim sekret, deri ne nje moment te dyte. Balla nuk pranoi se kishte vrare Zeken per motive politike, por se ai e kishte rrahur dhe fyer, disa dite me radhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›