E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja nga pakujdesia prangoset gjahtari



KORCE - Policia e Korces tha se ka arrestuar dje me dy akuza personin qe qelloi me arme zjarri nga pakujdesia mbremjen e se martes ne gjueti shtetasin Ndricim Llapanji 30 vjec. Me date 29 shtator 2010 eshte bere i mundur ndalimi i shtetasit Klodian Llapanji 22 vjec lindur dhe banues ne fshatin Tudas komuna Lekas - tha dje policia vendore. Sipas saj ndalimi i 22-vjecarit u be pasi ne afersi te fshatit Xerje ai ka vrare nga pakujdesia me arme zjarri pushke 20-eshe e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale kusheririn e tij shtetasin Ndricim Llapanji 30 vjec banues ne Tirane. Burimet zyrtare sqaruan se ndaj shtetasit Klodian Llapanji rendojne veprat penale vrasje nga pakujdesia dhe prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municionit.

30 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›