E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja për hakmarrje, ndalohet personi që ndihmoi autorët

Vendi ku ndodhi atentati ndaj vellezerve Shkreta

KURBIN- Policia e Kurbin njoftoi sot arrestimin e shtetasi Xhelal Poleshi, i cili sipas saj ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes, dy autorët e atentatit të një nate më parë në Mamurras, ku mbeti i vrarë shtetasi, Gentjan Mark Shkreta, 22 vjeç, banues ne Shperdhet-Kurbin dhe i plagosur vëllai i tij, Aurel Mark Shkreta, 20 vjeç, i cili është në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka konfirmuar se autorët e ngjarjes janë shtetasit,  Jetmir Llani dhe Muharrem Llani,të dy lindur dhe banues ne fshatin Shperdhet, Mamurras i rrethi Kurbin. Sipas forcave të policisë kërkimet për kapjen e tyre janë përqëndruar kryesisht në zonën e Mamurrasit.

Ngjarja e rëndë ndodhi plot 5 muaj pas vrasjes së djalit të vogël të Jetmir Llanit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Fushë-Mamurras, pranë Urës së Drojës, pikërisht aty ku gjatë një atentati të dy vëllezërve Shkreta ndaj Muharrem Llanit plumbat i morën jetën nipit të tij të mitur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›