E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja për motive pronësie në Has, arrestohet autori

Një vrasje ka ndodhur në Has. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.

Plicia e Shtetit njofton se viktimë ka mbetur 34-vjeçari R.S, ndërsa autori i krimit është shtetasi me iniciale Y.J, 41-vjeç i cili është arrestuar nga policia.

Mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur rreth orës 16: 40, në fshatin Pla, është bërë një konflikt i mëparshëm mes tyre.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori.

Në vendngjarje në mbështetje të Policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shqiponja të  DVP Kukës.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›