E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja per trafiqe, pranga Luftar Recit

Vrasja dhe djegia e kufomes se Maksim Lales, dy vjet me pare, ne aksin rrugor Milot-Burrel, tashme ka nje te akuzuar te dyte te arrestuar. Luftar Reci, i shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Tirana, eshte kapur dje ne mbremje, ne nje banese te marre me qira ne lagjen Allias, te kryeqytetit. Burime zyrtare thane mbreme, per gazeten ”KJ”, se 38-vjecari kerkohej qe prej muajit maj te vitit 2005, ndersa ne pranga vitin e kaluar, po per kete krim, ka rene edhe nipi i tij, Taulant Elezi, i cili gjendet ne proces gjyqesor per vrasjen me qellime grabitjeje te taksistit Veli Mema. Mesohet se Reci eshte nen hetim edhe per trafik nderkombetar te lendeve narkotike, nderkohe qe Gjykata e Krimeve te Renda kishte dhene masen e sigurise ”burg pa afat” ne mungese. Aksioni eshte kryer nga policia e Komisariatit nr. 4 ne Tirane, qe ka nisur pas ores 14:00 te dites se djeshme ne baze te informacioneve te grumbulluara ne rruge operative. Zyrtare te policise thane se Reci eshte i akuzuar per ekzekutimin e Maksim Lales, pas nje konflikti per shkak edhe te aktiviteteve te dyshimta. Shkalla e Pare per Krime te Renda, pas rihetimit te dosjes qe prej dy vitesh nuk kishte pasur zhvillime te reja, vleresoi masen “arrest me burg” per 38-vjecarin pak muaj me pare, per veprat penale te “vrasjes me paramendim” e kryer ne bashkepunim, ne formen e grupit te strukturuar kriminal, si dhe te “trafikimit te lendeve narkotike”. Sipas hetimeve te kryera, Luftar Reci dhe Taulant Elezi (nipi i tij, i cili ndodhet i arrestuar me vitin 2007 per vrasjen e taksistit Mema), akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne aksin rrugor te autostrades Milot-Burrel, ne afersi te Ulzes, kane vrare me arme zjarri, ne pjesen e pasme te kokes, Maksim Lalen, 35 vjec. Madje jo vetem kaq, por, pas ekzekutimit, ata akuzohen se kane percudnuar kufomen, duke e djegur trupin ne vendin e quajtur ”Ura e kallamishtes” ne Burrel, ku dhe eshte braktisur ne nje gremine. Po mbreme ka nisur bashkepunimi edhe me policine e Burrelit per te zbuluar te gjithe aktivitetin e te dyshuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›