E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau shokun pas pengmarrjes, kapet ne Spanje

Nje shqiptar i dyshuar per pengmarrjen, vrasjen dhe me pas djegien e kufomes se nje bashkatdhetari ne Itali, pas prishjes se pazareve, pak muaj me pare, eshte kapur diten e djeshme nga policia spanjolle, ne zonen e Tortosa. Policia e Shtetit ne vendin Iberik deklaroi se operacioni eshte kryer per goditjen e nje grupi, qe shfrytezonte vajza te reja nga Lindja per qellime prostitucioni. Por, gjate shoqerimit dhe ndalimit te te dyshuarve, eshte kapur edhe 22-vjecari Fatos H., i kerkuar nga drejtesia italiane per disa vepra penale dhe i cilesuar si “njeri shume i dhunshem e i rrezikshem”. Lajmi eshte botuar dje nga agjencia “Terra Espana”, e cila u referohej autoriteteve zyrtare te policise vendore. Ne pranga ka rene edhe nje tjeter shqiptar, me inicialet R. Z., 33 vjec, qe njihej me pseudonimin “Mario” dhe strehonte te shumekerkuarin per vrasje, ndersa drejtonte dhe rrjetin e prostitucionit. Policia tha se kishte marre informacione ne rruge operative per zbulimin e vendndodhjes se Fatos H., ndersa shoqeroi edhe tre vajza nga 18-21 vjece, dy nga Letonia dhe nje nga Rumania. Gjate kontrollit te baneses, ku dhe strehoheshin, ne “Baix Ebre” te Montsia, u gjeten dhe sekuestruan 4 mije euro, arme e fisheke, dokumentacione, telefona dhe sende te tjera materiale. Policia italiane kishte nxjerre nje urdher nderkombetar per kapjen e 22-vjecarit, identiteti i te cilit nuk eshte dhene i plote. Por autoritetet spanjolle thane se ndaj shqiptarit ishin ngritur akuzat e marrjes peng, ekzekutimit dhe me pas djegies se kufomes se nje tjeter bashkatdhetari ne Itali per shkak te prishjes se pazareve. Pas krimit, ai eshte fshehur ne vendin Iberik dhe eshte strehuar nga miku i tij, i njohur me pseudonimin “Mario”. Policia ndaloi gjithashtu edhe tre vajza, V. B., 22 vjece, A. B., 18 vjece dhe A. G. S., 21 vjece, nga Letonia dhe Rumania. Per momentin i dyshuari Fatos H., eshte ne doren e autoriteteve te drejtesise spanjolle.

Te arrestuar:
Fatos H., 22 vjec, shqiptar
R. Z., 33 vjec, pseudonimi “Mario”, shqiptar
V. B., 22 vjece, letoneze
A. B., 18 vjece, rumune
A. G. S., 21 vjece, letoneze

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›