E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja te “Kodra e Diellit”/ Kush është 42-vjeçari me dy emra, i ekstraduar nga Gjermania

Shtetasi Vladimir Kola alias Valmir Kola u ekstradua nga Gjermania. 42-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Me 10 shkurt Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Vladimir Kola për ‘Vrasje me paramendim’ tek kompleksi ‘Kodra e Diellit’ dhe katër të pandehur të tjerë për vrasjen e Briken Sanaj.

Vladimir Kola akuzohet se ka kryer vrasjen ne bashkëpunim me persona të tjerë. Për këtë ngjarje janë arrestuar më herët edhe Gjelosh Krasniqi dhe ndodhet në kërkim Kened Antoni, i cili ju ka shitur autorëve automjetin ‘Mercedes Benz’ që u përdor për ekzekutim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›