Vrasje me armë zjarri në Has, dyshohet për motive pronësie

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Pla në Has.
Policia përmes një informacioni paraprak njoftoi sot se “rreth orës 16:40, është marrë njoftim se në fshatin Pla, shtetasi Y. J., 41 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. S., 34 vjeç, dyshohet për motive pronësie”.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, si dhe në mbështetje të policisë lokale shkuan Forcat e Posaçme Shqiponja të DVP Kukës.
Policia njoftoi se “si rezultat i veprimeve të shpejta policore u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar”.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit e dyshuar e përdorur nga autori”, njoftoi Policia.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
/r.e/a.f/