“Giro d’Italia 2025”, Në Durrës do bllokohet qarkullimi në disa rrugë nesër dhe pasnesër. Do ndalohen hyrje-daljet në Port për 4 orë

Shqipëria do të mirëpresë garën çiklistike “Giro d’Italia 2025” më datat 9, 10 dhe 11 maj, konkretisht në qytetet Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë. Më 9 maj, kjo garë ndërkombëtare do të nisë nga qyteti i Durrës, ku për pasojë do të bllokohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve për disa orë, në disa rrugë të qytetit, ditën e nesërme dhe të premten.
Po ashtu do ndalohen hyrje-daljet nga Porti Durrës më datë 09.05.2025 nga ora 11:00 deri më orën 15:00.
Nisja e madhe e “Giro d’Italia 2025” po afron. Sot në orën 18:30 të gjitha skuadrat pjesëmarrëse do të prezantojnë çiklistët e tyre, të cilët po bëhen gati për garën e cila do të jetë plot 3.413,3 km e gjatë dhe që do të zgjasë për tri javë.
Ndalim parkimi
Datë 08.05.2025, ora 08:00 – 09.05.2025, ora 15:00
Segmentet e rrugëve:
Rruga “Mars 91” (nga rr. Ligurnika deri te rr. e Kishës Ortodokse)
Rruga “Taulantia” (nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
Rruga e Kalasë (nga “Mulliri i Vjetër” deri te rruga “Sotir Noka”)
Parkimi publik i shëtitores “Taulantia” (mbrapa restorant “Piazza”)
Rruga e Re e Portit
Rruga “Aleksandër Goga”(nga Prefektura deri te Muzeu Dëshmorëve)
Rruga “Dëshmorëve” (nga Muzeu deri te Stacioni i Trenit)
Rruga “Adria”(nga Stacioni i Trenit deri te Ura e Dajlanit)
Rruga “Pavarsia”(deri në Plepa)
Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 09.05.2025, ora 11:00 – 14:00
Rruga “Mars 91”
Rruga “Egnatia” (nga rr. e Kishës Ortodokse deri te “Taulantia” – hotel “Arvi”)
Segmenti: Torra Veneciane – Bulevardi Epidamn – Sheshi “Liria” – Rr. “Aleksandër Goga” – Mauzoleumi i Dëshmorëve
Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit; Rruga “Pavarësia”
Ndalohet qarrkullimi i automjeteve më datën 09.05.2025 ora 11:00 deri më orën 15:00.
Autostrada “Plepa-Bishti i Zhurit-Elbasan”.
Ndalohet kalimi i këmbësorëve më datë 09.05.2025 ora 11:00 deri në orën 14:00
Rruga “Taulantia”(nga ish-hotel “Vollga” deri te hotel “Arvi”)
Rruga “Anastas Durrsaku”(nga ish-hotel “Vollga” deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”)
Rruga e Re e Portit
/rtsh.al/