Vrasje me armë zjarri në Shkodër, viktimë një 61-vjeçar

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër. Viktima është 61-vjeçari, Piro Prroni.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, autori i dyshuar i krimit është shtetasi N. M., i cili pas ngjarjes është larguar dhe është shpallur në kërkim. Rrethanat dhe motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Shtetit janë nisur drejt fshatit për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Gjithashtu, një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të mbledhur provat e nevojshme.
/rtsh.al/