E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje me thike ne Laprake kapet autori

Nje 40-vjecar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme ne kryeqytet pasi eshte qelluar me thike. Ngjarja e rende ka ndodhur ne Laprake ku 40-vjecari Petrit Mataj eshte qelluar me thike ne nje lokal dhe si pasoje e plageve te marra ka gjetur vdekjen e menjehershme.

Mesohet se gjithashtu eshte plagosur edhe shtetasi Dritan Murati i cili eshte derguar menjehere ne spitalin ushtarak ku po merr edhe ndihmen mjekesore.

Menjehere autori i vrasjes eshte larguar nga vendngjarja por policia ka bere te mundur arrestimin e 32-vjecarit Ferhat Skaca pak minuta me pas ne Kamez.

Nderkohe dyshohet se shkak i ngjarjes eshte bere per motive banale por policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ketij krimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›