E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Autoritetet kerkojne ndihme nga vendet e NATO dhe BE

Situata e renduar ne verilindje te vendit ne zonen e Shkodres ka detyruar atutoritet shqiptare ti drejtohen per ndihme vendeve te Natos dhe Bashkimit europian. Ministri i jashtem Edmond Haxhinasto thirri ne nje takim perfaqesuesit diplomatik te ketyre vendeve te cileve ai u kerkoi mbeshtetje kryesisht me varka te vogla qe te bejne te mundur shprendarjen e ushqimeve dhe ilaceve ne zonat e prekura. Nderkohe probleme vazhdojne te shfaqen edhe ne zona te tjera te vendit

Te dielen paradite ne Tirane ministri i jashtem Edmond Haxhinasto mblodhi ambasadoret e vendve te Natos dhe BE per te kerkuar mbeshtetjen e tyre per gjendjen e krijuar ne zonen e Shkodres. Gjate takimit ministri shqiptar ka theksuar se ndihmat ne keto momente jane jetike dhe emergjente ndersa ka bere nje pasqyre te situates.

Ne perfundim te takimit ministri u shpreh optimist se shume shpejt secili vend do te jape kontributin e tij. Kerkesat me emergjente per momentin jane varkat e vogla per shperndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve mjekesore por gjithashtu dhe gjithcka tjeter qe ben te mundur strehimin dhe kalimin normal te kesaj situate te veshtire qe mund te jene cadrat apo pajisjet e tjera shpjegoi ministri.

Autoritetet shqiptare u vune qe dje ne levizje per te kerkuar mbeshtetje nga jashte. Presidenti Bamir Topi pati nje komunikim telefonik me presidentin turk ndersa ministri Haxhinasto kontaktoi homologet e tij italian grek dhe turk. Nga Turqia qe ne oret e para te mengjesit mberriten dy helikoptere me personale ushtarak dhe mjekesor. Po ashtu dhe Greqia dergoi helikoptere ndersa nga Italia ka nisur ardhja e ndihmave.

Nderkaq veshtiresi vazhdojne te shfaqen edhe ne zona te tjera ku dalja nga shtrati mbreme i Vjoses eshte shoqeruar me permbytje dhe pasoja ne disa fshatra te Fierit ashtu dhe ne Vlore. Ne Durres per shkak te permiresimit te motit gjendja duket se po stabilizohet ndersa shkarjet e dherave dhe terrenit kane sjelle probleme ne disa akse rrugore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›