Obama: Do e testojë dëshirën e Iranit për bisedime
Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se presidenti i ri iranian, Hassan Rohani duket se dëshiron që të hap dialogun me perëndimin, ndërsa ai ka premtuar se do ta testojë nëse kjo është e vërtetë.
Obama ka thënë se ekziston një mundësi për diplomaci. Unë shpresoj që iranianët ta shfrytëzojnë këtë mundësi, ka shtuar ai.
Komentet janë bërë pak ditë pasi Obama ka pranuar se ka shkëmbyer letra me Rohanin.
Deklarata ka nxitur spekulimet për një takim të mundshëm Obama-Rohani gjatë këtij muaji në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Të hënën, ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë se Teherani është i gatshëm për të ndërtuar besueshmëri me SHBA-të sa i përket programit bërthamor të Iranit.