Vrasje për hakmarrje në Tiranë

Sipas burimeve policore, viktima quhet Mark Shkreta, babai i Altin Shkretës, i cili vrau më 5 qershor një 9-vjeçar nga Mamurrasi gjatë një atentati. Të njëjatat burime thonë se dyshohet që krimit të jetë kryer për motive gjakmarrjeje.
Si autorë dyshohet të jetë një nga fisi Llanaj, ndaj së cilës u krye atentat me 5 qershor.
Konfliktet mes Llanajve dhe Shkretajve kanë nisur në momentin që Muharrem Llani dhe i vëllai rrahën në qendër të Mamurrasit dy vëllezërit Shkreta. Këta të fundit më 5 qershor i ngritën pusi Muharrem Llanit dhe e qëlluan me breshëri automatiku makinën me të cilën udhëtonte së bashku me nipin dhe kunatën e tij. Si pasojë, Muharrem Llani mbeti i plagosur ndërsa nipi i tij 9-vjeçar humbi jetën tek qëndronte në prehrin e së ëmës.
Tanimë, me sa duket janë Llanajt ata që rikthehen duke marrë hak më nipin e tyre./Start/
2012-07-19 08:11