Kuvendi nesër nis shqyrtimin e nismës ligjore për imunitetet

Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së sotme plenare nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila do të udhëheqë Këshillin e Legjislacionit dhe komisionin e Ligjeve në shqyrtimin e kësaj nisme.
Pas depozitimit më 6 korrik në Kuvend të kësaj nisme, Konferenca e Kryetarëve caktoi me konsensus datën 20 korrik, si ditën kur dy trupat e mësipërme do të shqyrtonin nismën në fjalë. Po ashtu, është rënë dakord që më 21 korrik të zhvillohen dëgjesa me ekspertë konstitucionalistë, për të shprehur qëndrimet e tyre lidhur me ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë, që 6 gushti është caktuar si data për shqyrtimin e nismës në seancë plenare.
Çështja e imuniteteve, e kthyer në qendër të debatit politik në Shqipëri, shihet si sfida e radhës e Kuvendit në këtë fundsesioni parlamentar.
Kryeministri Sali Berisha, edhe gjatë seancës së sotme plenare i bëri thirrje opozitës që ta votojë ligjin për heqjen e imuniteteve, si një dëshmi e politikanëve shqiptarë për vendosjen e një standardi të brendshëm moral.
"Deputetët dhe ish qeveritarët e zyrtarët socialistë le të mendojnë se si duken para qytetarëve shqiptarë, kur ata gëzojnë mbrojtje nga imuniteti dhe nuk janë të barabartë me qytetarët para ligjit. Miratimi i këtij ligji nuk duhet të ketë asnjë lidhje me kërkesat e ndërkombëtarëve, por me një standard të brendshëm moral që politikanët e këtij vendi duhet të vendosin", tha ai.
“Nuk ka parim më të drejtë për një shoqëri sesa parimi i barazisë para ligjit...Nëse ne nuk e heqim imunitetin, atëherë u themi qytetarëve shqiptarë se kemi frikë dhe nuk pranojmë të barazohemi me ju", tha Berisha, ndërsa bëri një historik të qëndrimit të palëve politike ndaj këtij ligji.
Nisma ligjore e propozuar nga maxhoranca 'për heqjen e imunitetit', që mbështetet në variantin e ofruar nga ekspertë të Këshillit të Europës, i zhvesh të gjithë zyrtarët, ministrat, deputetët dhe gjyqtarët nga imuniteti.
2012-07-19 15:45