E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet për prona vazhdojnë të marrin jetë, vret fqinjin me sëpatë për shkak të tokës ku mblidhej skrap

Vrasjet për pronën nuk kanë të sosur në vendin tonë. Konflikti për tokën ku mblidhej skrap i ka marrë jetën një 51 vjeçari nga fshati Gojan i Pukës, i cili është gjetur i masakruar nga familjarët e tij.

Viktima Dodë Prenga kishte dalë herët nga shtëpia për të kullotur bagëtitë dhe është goditur në kokë me mjete prerëse, që dyshohet se ka qenë sëpatë.

Siç raportohet në Shqip, familjarët kanë deklaruar në polici se ata kishin vetëm një konflikt për shkak të një sipërfaqe toke, ku mblidhej skrap nga mbetjet e shpërthimeve luftarake.

I dyshuari është Palokë Çoku, 31 vjeç, banor i së njëjtës zonë, banesa e të cilit është shumë pranë me atë të viktimës.

Ndonëse janë shoqëruar disa persona në polici për të dhënë informacion mbi të dyshuarin, ende nuk është bërë arrestimi i tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›