E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau 1500 vete. Kreu meksikan i kartelit te droges

Policia në Meksikë thotë se  lideri i një karteli i arrestuar  të premten ka pranuar se ka urdhëruar ekzekutimin e 1.500 personave në pjesën veriore të shtetit Chihuahua. Jose Antonio Acosta Hernandez, 33 vjec, është i dyshuari kryesor dhe për organizimin e sulmit mbi një punonjëse të konsullatës amerikane dhe burrit të saj në Ciudad Juarez vitin e kaluar.

Sipas policisë Acosta Hernandez është një ndër figurat kyçe të kartelit në Juarez, në qytetin më të dhunshëm në Meksikës, me më shumë se 3.000 vrasje në vitin 2010.
 
I dyshuari, i cili është i njohur si El Diego, është akuzuar si udhëheqës i bandës La Linea, anëtarët e të cilës punojnë si vrasës të  punësuar për kartelin e Juarez që kontrollon disa nga rrugët kryesore të trafikut të drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Qeveria meksikane kishte ofruar 15 milionë Pesos gati 1.3 milionë dollarë për informacione që çuan në arrestimin e tij.

Prokurorët amerikanë kërkojnë ekstradimin e Hernandez për vrasjen e punonjëses së konsullatës  Lesley Enríquez, në 2010 e bashkëshortit të saj Arthur Redelfs, si dhe një  tjetër të afërm të një punonjësi të konsullatës amerikane, Jorge Alberto Salcedo.  Çifti u ekzekutua brenda makinës së tyre. Sulmit i mbijetoi vajza shtatë muajshe e çiftit  që u gjet duke qarë në ndenjësen e pasme të automjetit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›