Vrau 2 dhe plagosi 3 burgim perjete per Mukadezin
Sonila Mesareja
Vrasja e dy te rinjve dhe plagosja e tri te tjereve rrezikon ti kushtoje burgim perjete te akuzuarit kryesor per masakren e ndodhur ne lagjen Radanec te Korces disa muaj me pare. Prokuroria e Korces ka dhene dje pretencen per autoret e masakres se ndodhur ne mes te janarit te vitit 2011 ku mbeten te vrare 2 te rinj ndersa u plagosen 3 te tjere. Prokuroret i kerkuan trupit gjykues deklarimin fajtor dhe denimin me burgim te perjetshem per nje nga autoret e ngjarjes Erjon Mukadezi 32 vjec pasi dyshohet si i akuzuari kryesor per vrasjen per motive te dobeta te Mikel Tepexhikut dhe Kastriot Hysit 25 vjec. Po keshtu sipas burimeve nga gjykata organi i akuzes kerkoi qe 3 bashkepunetoret e tij Irfan Mukollari Fatjon Dinkollari dhe Ervin Mukollari te denohen me 1.5 vjet burg secili. Sipas akuzes ngjarja e rende ndodhi me 17 janar ne qytetin e Korces prane nje kazinoje rreth ores 1930 ne lagjen nr. 8 te qytetit juglindor ose te njohur ndryshe lagjja Radanec. Mesohet se ne lokalin e lojerave te fatit qe ndodhet ne katin e pare te nje pallati ishin duke luajtur nje grup shokesh nga Radaneci si dhe nje person tjeter nga fshati Porodine pikerisht shtetasi Erjon Mukadesi 25 vjec. Gjate lojes ne kompjuter ky i fundit ka humbur para dhe i zemeruar i eshte drejtuar njerit prej te rinjve qe kishte aty prane duke i thene se pse me shikon ashtu. Kaq eshte dashur qe te nise debati mes tyre. Duke qene se i riu nga qyteti i Korces Mikel Tepexhiku ishte nen shoqerine e shokeve te tij 5-6 persona ka reaguar ashper duke share dhe kercenuar djalin nga fshati. I gjendur i vetem perballe nje grupi personash i riu nga fshati Porodine ka dale jashte lokalit dhe ka kerkuar ndihmen e te njohurve te tij po nga ky fshat. Vetem pak minuta me pas nje person i armatosur me automatik qe me pas u identifikua si Erjon Mukadezi ka hapur zjarr. Nga bresheria e plumbave mbeti i vrare Mikel Tebexhiku 25 vjec banues ne lagjen Radanec ndersa ne spital disa ore me pas vdiq shoku i tij Kastriot Hysi. Perplasja me arme ka vazhduar edhe jashte lokalit ku dyshohet se i jane kunderpergjigjur shoket e viktimes. Te plagosur ne spital perfunduan dhe vellezerit Erjon e Denis Meminaj 24 dhe 22 vjec si dhe Ermal Demolli 24 vjec. Pas dhenies se pretences me masat e denimit perkatese seancen e radhes priten konkluzionet e mbrojtjes dhe shpallja e verdiktit perfundimtar te gjykates.