Vrau 2 persona në Manëz të Durrësit-Vihet në pranga 21-vjeçari, i kapet edhe arma e zjarrit

Policia ka vendosur në pranga 21-vjeçarin i cili kërkohej për vrasjen e 2 personave muajin e kaluar.
Ai është arrestuar teksa ishte shpallur në kërkim pasi u dënua në mungesë me masën e sigurimit të arrestit me burg si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Gjatë arrestimit të tij është sekuestruar edhe arma e zjarrit me të cilët vrau shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor.
Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës.
Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj këtij shtetasi, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.
Këto veprime lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 22.10.2025, ku janë vrarë shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor.
Gjatë veprimeve procedurale, këtij shtetasi i është sekuestruar një armë zjarri.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
/rtsh.al/