E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau kunatën në Pejë, arrestohet pas dy ditësh në arrati autori

Pas dy ditësh në arrati, Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

I dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar më 27 tetor, rreth orës 23:40, në Deçan, pas angazhimeve intensive të Policisë së Kosovës. Sipas informacioneve të raportuara, arrestimi është realizuar pas rezistencës dhe një takimi me familjarët.

Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj, Albert Sylaj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Pas ngjarjes, i dyshuari ishte larguar nga vendi i krimit dhe ishte shpallur në kërkim nga organet e rendit.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta publike, veçanërisht pas raportimeve se viktima kishte kërkuar mbrojtje në polici pak minuta para se të vritej.

Para vrasjes, Zekaj i kishte dërguar një letër Prokurorisë, më 22 tetor, ku kërkonte ndërhyrje urgjente dhe shprehte shqetësimin për mënyrën se si institucionet kishin trajtuar rastin e saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›