E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrau me thikë gruan dhe plagosi djalin, ky është 46-vjeçari shqiptar

Ky që shihni në foto është 46-vjeçari shqiptar që goditi për vdekje bashkëshorten e tij këtë të diel në Selanik të Greqisë.

Sipas medieve të huaja, shqiptari vrau gruan e tij 60-vjeçare në sy të djalit të saj 29-vjeçar, që e kishte nga një martesë tjetër.

Jo vetëm bashkëshorten, 46-vjeçari ka plagosur dhe 29-vjeçarin, i cili tentoi të ndante çiftin gjatë konfliktit të agravuar. I riu ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani raportohet se 46-vjeçari nuk ka histori të dhunës në familje më parë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›