Vrau mësuesin se i mori celularin

Një nxënës në një shkollë në Kinë vrau mësuesin e tij pasi ai i mori celularin gjatë orës së mësimit.
Nxënësi i quajtur Lei, po luante me celular kur mësuesi Sun Wukang, 32 vjeç- baba i një fëmije- ia mori atë. Por kjo rezultoi fatale për mësuesin e kimisë. Nxënësi ia preu fytin.
Në këtë shkollë mësojnë fëmijë nga 10- 12 vjeç dhe është një nga më të mirat në rajon. Mediat kanë publikuar pamje të klasës ku ndodhi krimi i rëndë.
Gad Harari, 17 vjeç, tregoi se kishte ngritur një tendë jashtë dyqanit të Apple dhe aty kaloi natën e dytë në pritje për blerjen e celularit.
Ndërkohë në Londër një i ri u qëllua me thikë nga një grup adoleshentësh, që i kërkuan t’u jepte lojën e re Grand Theft Auto V, e sapodalë në shitje. Turma njerëzish janë mbledhur përpara dyqaneve për të blerë këtë lojë.
Këtyre lajmeve i shtohet ai i zbuluar nga mediat amerikane se vrasësi i Uashingtonit, Aaron Alexis, që qëlloi për vdekje 12 persona në një kantier të marinës, luante deri në 16 orë në ditë “Call of Duty”./Indeksonline/