E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzon policinë për vrasje

Bedri Krasniqi, i dënuar me 27 vjet heqje lirie për vrasjen e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në aksin rrugor Pejë-Deçan si dhe i dënuar me 17 vjet burg për kidnapimin e pronarit të fabrikës Gllareva, Azem Morina, ndërsa tani dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it për disa krime të rënda, në pjesën e dytë të intervistës që e publikon Indeksonline flet për vrasjen e policëve dhe hetimet e policisë.

Ai ka akuzuar me dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës për krime. Thotë se, policët i kanë duart e lyera me gjak dhe janë të përfshirë në vrasje.

Intervista është bërë nga gazetari Milam Zeka, për emisionin Parrotlla, mirëpo pasi që RTK nuk e ka transmetuar atë, ketë e bënë Indeksonline në bashkëpunim me gazetarin hulumtues Zeka.

Në ditët në vazhdim do të gjeni video tjera të Bedri Krasniqit i cili flet edhe për shumë raste të rënda kriminale.

Më poshtë gjeni intervistën e dytë ekskluzive me Bedri Krasniqin:

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›