Vrau në Belgjikë, 17 vjet burg
Shkodër-Gjykata e shkallës së parë në Shkodër dënoi dje me 17 vjet burgim në mungesë, Fiqiret Xhenjan, 43-vjeç, për vrasjen e bashkatdhetarit të tij në Belgjikë. Ai u shpall fajtor për vrasjen me armë zjarri të shtetasit Andi Bazi (Kamaqi), 33-vjeçnga Shkodra. Ngjarja ndodhi në 12.11.2001, në Liege, Belgjike. Bazuar në urdhrin e arrestit lëshuarnga Gjykata e Shkallës së ParëLiege, Mbretëria e Belgjikës, Interpol - Brukseli ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasit shqiptar Fiqiret Xhenja, i akuzuar nga organet e drejtësisë belge për vrasje. Më 24.10.2006 me administrimin e akteve të sjella me letërporosi nga autoritetet kompetente të drejtesisë belge, nga prokuroria Shkodër është rifilluar hetimi dhe kryer veprimet e nevojshme hetimore. Gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore dhe në pretencën e akuzës së përfaqësuar nga prokurori Lazër Çardaku, është shpjeguar dhe ngjarja e ndodhur në vitin 2001 në Belgjikë. Fiqiret Xhenja, lindur në fshatin Kosmaç të Shkodrës dhe banues në lagjet “Ajasëm” e më pas” Guerile” në këtë qytet, aktualisht emigrant jashtë vendit ka vrarë me armë zjarri pistoletë Andi Bazin (Kamaqi). Ngjarja ndodhi në një lokal në orën 24,20, ku viktima ishte klient i përhershëm dhe ndodhej i ulur me shpinë nga rruga,në një tryezë afër vitrinës së lokalit. Aty ai është qëlluar një herë në gjoks dhe në atë moment në lokal kanë qenë 10 persona . Andi Bazi ka vdekur, ndërsa autori nuk është njohur nga dëshmitarët okularë por është identifikuar me karakteristikat e paraqitjes fizike dhe të veshjes. Mësohet se një vit më parë ata ishin grindur në Shqipëri gjatë një ndjeshje futbolli. Në pretencën e prokurorit Lazër Çardaku është theksuar se tërësia e veprimeve hetimore, analiza e provave dheadministrimi i akteve të kryera nga autoritetet e drejtësise belge, rezulton e provuar se Fiqiret Xhenja kakryer veprën penale të vrasjes me dashje të shtetasit Andi Bazi dhe mbajtjes pa leje arme zjarri në shtetin e huaj Belgjikë.