Vrau në vitin ’99, ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar me burg për jetë
TIRANË-Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi një ditë më parë nga Milano, Itali në vendin tonë, shtetasin në kërkim, Fatjon Kodra, 37 vjeç nga Tirana.
Policia e Shtetit bën të ditur se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në dhjetor të vitit 1999, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”.
I ekstraduari Fatjon Kodra, është deklaruar fajtor nga organet e drejtësisë për vrasjen e shtetasit Sokol Pusha dhe plagosjen e një shtetasi tjetër, ngjarje kjo e ndodhur më datë 30 qershor 1999 gjatë një grindje tek tregu, pranë farmacisë Nr. 10, në Tiranë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(d.b/BalkanWeb)