Sulmi me armë kimike, raportohet për 570 viktima në Siri
BEJRUT- Të paktën 570 persona mbetën të vdekur sot nga bombardimet me armë kimike në periferi të Damaskut, njoftoi një OJQ.
"Të paktën 570 persona mbetën të vdekur nga bombardimet në rajonin e Damaskut. Kjo shifër pritet të rritet, pasi sulmet vazhdojnë", theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Forcat e regjimit intensifikuan operacionet e tyre ushtarake në zonat në Ghouta, në rajonin e Damaskut", theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
OSDH njoftoi se bombardimet ndodhën në Madhamiyat el-Cham, në jugperëndim të kryeqytetit.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri i jashtëm Britanik, William Hague, i cili shpreh shetësimin për situatën e krijuar atje.
Hague ka kërkuar: “T’u jepet akses i menjëhershëm ekipeve të OKB-së”. Ndërkohë që autoritetet siriane nuk pranojnë që të ketë pasur sulm me armë kimike.
(m.a/BalkanWeb)