E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau shqiptaren me plumb në kokë se nuk pranonte ndarjen, flet 27-vjeçari nga Guinea: S’e kam problem të qëndroj në burg!

Vrau shqiptaren me plumb në kokë se nuk pranonte ndarjen, flet

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 28 vjeçares shqiptares, Danjela Neza nga ish i dashuri, pak ditë më parë në Itali.

Mësohet se Sefayou Sow, 27-vjeçari me origjinë nga Guinea i cili ndodhet në burg, ka thënë para hetuesve se mbante një armë, pasi ai kishte dyshime se donin ta vrisnin.

Sipas tij, armën me të cilën kreu krimin e rëndë, e mbante për vetëmbrojtje. Ai tha se kishte frikë se do të vritej, për shkak të kërcënimeve që kishte marrë javët e fundit.

"Nuk e kam problem të qëndroj në burg, vetëm më vjen keq që e vrava", mësohet të ketë thënë ai para gjykatës. Krimi i rëndë ndodhi katër ditë më parë në Itali, ku 27 vjeçari vrau me armë zjarri të renë shqiptare, pasi nuk pranonte ndarjen nga ajo.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›