E Hënë, 2 Nëntor 2026

RENEA kontrolle në Pogradec, gjendet drogë dhe armë. Aksion edhe në shtëpinë e Erjon Llapushit

Forca të shumta policie, RENEA e FNSH bastisën në orët e para të mëngjesit Pogradecin, në kuadër të një operacioni të rëndësishëm anti drogë.

Deri më tani si rezultat I këtij aksioni janë sekuestruar 100 mijë euro, armë zjarri, armë të ftohta e drogë.

Kontrollet janë ushtruar në dhjetëra ambiente, mes tyre edhe në shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi, por ky i fundit nuk është gjetur në banesë.

Erjon Llapushi është autori i krimit në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi u konfliktua me kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e shtyu, duke I shkaktuar plagë që I morën jetën.

Ndërsa Luan Dulellari që ndodhej në tavolinë me autorin, nuk bëri asnjë ndërhyrje por u largua.  Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg për Erjon Llapushin, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Si pasojë e operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, RENEA, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale, deri tani janë shoqëruar mbi 14 persona. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›