E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau të riun, vetëdorëzohet autori i krimit

U fsheh per 5 dite nga frika se mos kapej nga Policia pas vrasjes qe kreu ne rrugen "Ai Demi", Tirane. Policia bëri të ditur sot se autori i dyshuar i vrasjes së nje 30 vjecari si dhe i plagosjes së 2 vëllezërve është vetëdorëzuar 

TIRANE-Autori i vrasjes së një të riu dhe plagosjes së dy të tjerëve para pak ditësh në lagjen “Ali Demi” në Tiranë është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se Erjon Duda, autori i dyshuar i vrasjes së 30 vjeçarit Fatjon Çela si dhe të plagosjes së vëllezërve Klodjan dhe Taulant Allmuça, pese dite me pare ne rrugen “Ali Demi” ne Tirane është dorëzuar tek efektivët blu të kryeqytetit pas rreth një jave që qëndroi i fshehur tek miq dhe te aferm.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur dy grupe te rinjsh u grinden me njeri-tjeterin dhe me pas gjithcka perfundoi në perleshje me fund tragjik për Celën. Policia beri të ditur nepermjet nje njoftimi per shtyp se nga veprimet e para hetimore u arrit identifikimi në një kohë të shpejtë, i autorit të kësaj ngjarje. Sipas policise fillimisht, konflikti mes te rinjve ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, në ambjentet e një nga lokali në Tiranë, ku shtetasit e sipërcituar kanë debatuar për motive të dobëta.
Më pas, më datë 14 Qershor 2009, të lartëpërmendurit janë konfliktuar përsëri, ku autori i dyshuar Erjon Duda, i ka goditur të tre shtetasit, me armë të ftohtë të llojit, thikë. Të plagosurit u dërguan nga shërbimet e policisë menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku si pasojë e plagës së marrë në pjesën e gjoksin, 30 vjecari Fatjon Murat Çela nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›