E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjitha sondazhet konfirmojnë epërsinë e Berishës

Dje ka qenë një ditë e ngjeshur me publikime sondazhesh, të cilat njëkohësisht kanë folur për epërsinë e Sali Berishës dhe koalicionit të tij në zgjedhje. Sondazhi “Gani Bobi” ka nxjerrë një rezultat të thellë të PD-së në Qarkun e Tiranës, ndërkohë që një sondazh i porositur nga qarqe mediatike pranë opozitës, kanë dhënë një fitore të qartë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Tek analistët dhe selia e PS ka rënë zija, ndërkohë që paniku po e çon Edvinin në kryerjen e veprimeve të papërgjegjshme, si të klithjeve destabilizuese nëpër mitingje TIRANE – Dje ka qenë një ditë e ngjeshur me publikime sondazhesh, të cilat njëkohësisht kanë folur për epërsinë e Sali Berishës dhe koalicionit të tij në zgjedhje. Në të njëjtën ditë, Tv Klan ka dhënë rezultate për një fitore të thellë të PD-së në qarkune Tiranës, me 17-18 mandate deputetësh, ndërkohë që PS ndalet tek shifra 12-13 mandate, ndërkohë që LSI konfirmohet si forca e tretë politike. Kurse Top Channel ka konfirmuar për herë të parë një fitore të pastër të Partisë Demokratike në këto zgjedhje, në sondazhin e tretë në rang kombëtar, edhe pse në fund, opinioni publik ka perceptuar një korrektim të shifrës, e cila optimizmin e zgjedhjeve për shpërndarjen e kartave të identitetit apo edhe suksesin e reformave ekonomike e ka përkthyer në një epërsi të ngushtë të koalicionit të së djathtës. Duke u ndalur në detaje tek shifrat, theksohet se Sondazhi i tretë i Qendrës së Studimeve Humanistike “Gani Bobi” ka nxjerrë një rezultat të thellë të PD-së në Qarkun e Tiranës. E veçanta e sondazhit, rezultatet e të cilit u publikuan dje, ishte se PD-ja e thellonte edhe më shumë rezultatin, krahasuar me dy sondazhet e kaluara. Sipas sondazhit, mësohet se në qytetin e Tiranës PD-ja fiton me 34 për qind të votave, krahasuar me 32.1 për qind të votave të fituara nga PS. Në bazë të shifrave të djeshme, mësohet se në rang Qarku, PD-ja e ka edhe më të thellë këtë fitore, kur mësohet se fiton 38.7 për qind të votave, krahasuar me 30.8 për qind të votave. Në përgjigje të votës së deklaruar, sondazhi i djeshëm i “Gani Bobit”, jete të tjera shifra, me diferencë edhe më të thellë, mes fitores së PD-ës dhe PS-ës. Në përgjigje të pyetjes së votuesve që kanë deklaruar votën, mësohet se PD-ja fiton në rang qarku në Tiranë me 50.2 për qind të votave, PS merr 40 për qind të votave, ndërsa LSI dhe G 99, respektivisht marrin nga 54 për qind dhe 2.9 për qind. Sipas sondazhit të djeshëm të “Gani Bobit”, mësohet se janë inkurajuese shifrat e personave që kanë ndonjë dokument identifikimi, apo që kanë aplikuar për një të tillë. Sipas shifrave, mësohet se, mbi 95 për qind e të pyeturve, kanë një dokument identifikimi, apo edhe kanë aplikuar për një të tillë. Partia       


Qarku        Bashkia    Vota e deklaruar


PD            38.7 %      34 %          50.2 %   


PS            30.8 %      32.1 %        40 %


LSI           4.2 %        4.3 %         5.4 %


G 99         2.3 %        2.4 %         2.9 %


PSD          0.4 %        0.6 %


PAA          0.4 %        0.3 %


PBDNJ      0.3 %        0.2 %

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›