Berisha: Kemi mbështetje te plotë nga SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara ka gjetur mbështetje për luftën kundër asaj që ai e cilëson si “narkoshtet” dhe trafikut të drogës. Berisha tha se gjatë takimeve me partnerët amerikanë, delegacioni i opozitës e kishte vendosur në qendër të diskutimeve problematikën e narkotikëve dhe ndikimin e tyre në Shqipëri.
Ai pretendoi se paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri kanë ndikuar në zhvlerësimin e monedhës vendase kundrejt euros dhe dollarit. Berisha përmendi shifra për euron dhe dollarin, duke ia atribuar këtë dukuri fluksit të parave të paligjshme. Sipas tij, çështja e luftës kundër narkoshtetit dhe trafiqeve ka gjetur “mbështetje të plotë” nga pala amerikane