E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret të dashurën dhe rivalin e tij për motive xhelozie

Policia, foto arkiv

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Toshkëz të Lushnjës.

Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktimat janë Rajmonda Sota, 27 vjeç, dhe Marsel Cani, 24 vjeç. Policia bën me dije se ekzekutori është Erjon Cjapi, 32 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Burime nga policia e Fierit srqarojnë se 32-vjeçari Erjon Cjapi ka qëlluar për vdekje 27-vjeçaren Rajmonda Sota, me të cilën dyshohet se ka pasur një lidhje dashurie si dhe rivalin e tij, 24-vjeçarin Marsel Cani. Autori është shpallur tashmë në kërkim.

Sipas policisë, 32-vjeçari nuk e pranonte dot lidhjen e 27-vjeçares me një mashkull tjetër, duke ndërmarrë kështu edhe krimin e rëndë.

Ai ka qëlluar me 3 plumba në drejtim të ish-të dashurës, e cila punonte si banakiere në lokalin e fshatit, e më pas ka  qëlluar me 5 plumba mbi 24-vjeçarin, Cani.

Ekspertët deklarojnë se 32-vjeçari disa orë para vrasjes kishte shkuar në lokal dhe kishte debatuar me 24-vjeçarin, duke e akuzuar se i kishte marrë të dashurën. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›