E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten 5 ushtare indiane ne Kashmir

5 ushtarë indianë janë vrarë në kufi me Pakistanin në rajonin e Kashmir. Sipas burimeve zyrtare të ministrisë indiane të mbrojtjes ushtarët kanë mbetur viktimë të një sulmi nga ana e ushtarëve pakistanezë në territor indian. Për Indinë ky sulm është një dhunim më shumë i armëpushimit të hyrë në fuqi që në vitin 2003 në kuadër të demarkacionit që ndan në dy pjesë rajonin. Episodi më i fundit ndodh në një moment kur të dyja palët kishin nisur negociatat për paqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›