E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Qeveria e re gjurme ne integrimin dhe modernizimin e vendit

Pas takimit për rreth një orë me 5 minsitrat e Kabinetit Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka shprehur mbështetjen e tij për qeverinë e re, e cila sipas tij do të lërë gjurmë në efikasitetin dhe në arritjen e objektivave integruese të vendit.
“Shpreh mbështetjen time më të plotë për qeverinë e re dhe angazhimet e saj, do jetë një qeveri që do lerë gjurmë në modernizimin e vendit, në përmirësimin e qeverisjes. në efikasitetin e realizimit të reformave. Kjo qeveri do sjellë një politikë të re dhe emancipuese, më humane, një politike më integruese. Sot ditë pune u takuam me përfaqësues të ndryshëm të LSI, disa janë pjesë e kabinetit, LSI vazhdon angazhimet e saj edhe pse është një periudhë pushimesh, të gjithë janë në punë”, -deklaroi Meta.
Për programnin qeverisës kreu i LSI tha se do të bëhet publik në kohën e duhur, i cili do t’u japë përgjigje kokrete të gjitha sfidave dhe financave publike.
“Programi do të bëhet publik në kohën e duhur nga vetë nga kryeministri i ardhshëm.
Programi do t’i japë përgjigje konkrete të gjitha sfidave Është fakt që financat publike kanë degraduar në mënyrë dramatike sidomos përgjatë muajve para fushatës elektorale në funksion të kësaj fushate dhe objektivave elektorale të lidershipit të PD. Jam i bindur se në radhë të parë do të jepet një transparencë e plotë e situatës financiare në vend. Qeveria e ardhshme do të dijë ta përballojë me sukses këtë moment delikat për të stabilizuar situatën financiare në vend”- theksoi Meta.
Deklaratave të kryeministrit në detyrë Berisha, se qeveria e re ka ministrat më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë vendi, Meta iu përgjigj, “Berisha ka nevojë për pushime malore, ato janë me relaksuese, edhe unë vetë bëra disa”.
Përsa i përket bashkëpunimit me opozitën Meta u shpreh se: Do bëjmë gjithcka për të bashkëpunuar me opozitën në funksion të interesit të vendit, shpresojmë që edhe Pd të jetë opozitë konstruktive”-vijoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›