E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra ne France policia merr deshmine e vajzes 7 vjecare

Policia britanike po kërkon në kompjuterin e Sad al Hilli një gjurmë që mund të hedhë pak dritë për masakrën e Anesi, në alpet franceze. Njëkohësisht është kontrolluar edhe banesa në hyrje të Londrës, ku jetonte inxhinieri me origjinë irakiane i vrarë të mërkurën e kaluar në një pritë ku kanë humbur jetën dhe bashkëshortja e vjehra e tij si dhe një ciklist që po kalonte në momentin e krimit. Hetimeve i janë bashkuar dhe policia zvicerane dhe ajo italiane si dhe xhandarmaria franceze. Kjo e fundit do të marrë në pyetje dhe vëllain e viktimës i cili është marrë në pyetje nga policia britanike. Të katër viktimat janë vrarë secila me nga dy plumba në kokë. Policia po përpiqet të krijojë një ide për jetën e familjes për të kuptuar dhe arsyen për një zënkë të mundshme mes dy vëllezërve, tezë kjo që është kundërshtuar deri tani nga i dyshuari kryesor. Prokuroria ka këmbëngulur se dhe pse kjo mbetet pista më e mundshme, i dyshuari deklaron se nuk ka qenë atje momentin e krimit kështu që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm me deklaratat. Por deri tani hetimet nuk kanë ecur shumë, rreth automjetit ku u gjendën viktimat, janë gjetur rreth 25 gëzhoja që i përkasin të njëjtës armë. Hetuesit tashmë janë përqendruar në dëshminë e fëmijës 7 vjeçare që ka mbetur e plagosur nga sulmi. Disa dëshmitarë okularë kanë thënë se kanë parë të largohen nga vendi i krimit një fuoristradë jeshile dhe një motoçikletë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›