Vriten dy policë në Kaukazin verior

Autoritetet rajonale thanë se një polic u vra dhe një tjetër u plagos në shkëmbim zjarri me militantët në rajonin e trazuar rus të Ingushetisë në Kaukazin verior.
Policët ishin duke bastisur një fshat kur u gjetën nën zjarr nga persona të armatosur që fshiheshin në një shtëpi.
Në një tjetër incident në rajonin fqinj të Dagestanit, persona të panjohur kane qelluar për vdekje një polic të forcave ruse.