E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e Pacollit president të Kosovës

Gjykata e Kosovës ka shpallur sot të pavlefshme zgjedhjen e presidentit Bexhet Pacolli. Në këtë mënyrë, ajo i ka dhënë të drejtë Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila paraqiti pranë saj kërkesën për rishikimin e votimit të zgjedhjes së Pacollit në krye të shtetit të ri të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese, njëzëri, vendosi që të shpall Kërkesën të pranueshme dhe me shumice votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty”, thuhet në një deklarate per shtyp të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
 

Vendimi i lëndës me numër KO 29/11 të ashtuquajtur “Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë”, do tu dërgohet palëve me shkrim në një afat sa më të shkurtër, thuhet në deklaratë.
 

Pacolli u zgjodh president më 22 shkurt të këtij viti me votat e PDK-AAK-së, ndërsa opozita nuk e votoi. Padinë për Pacollin e ngriten në Kushtetuese forcat politike të opozitës AAK dhe LDK.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›