Vriten dy vëllezërit në Malishevë, identifikohet autorit

Një vrasje e dyfishtë është regjistruar këtë të enjte në fshatin Golluboc të Malishevës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka deklaruar për RTK-në se viktimë kanë mbetur dy vëllezër, ndërsa është bërë i mundur identifikimi i vautorit të ngjarjes.
“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit,” ka deklaruar Elezaj.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit, po dërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit.
/rtsh.al/