E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten gjate ketij viti 66 gazetare

2011 ishte ne shume vende nje vit i demonstratave dhe luftes per liri dhe demokraci. Pushtetmbajtesit ne keto vende reaguan me dhune brutale dhe sistematike. Jo vetem kunder protestave por edhe atyre qe raportonin per protesta.

Michael Rediske zedhenes i seksionit gjerman te organizates per te dretjat e njeriut Reportere pa Kufij thote se keto zhvillime kane bere qe te shtohet numri i rasteve te dhunes ndaj gazetareve ne vitin 2011.

Deri tani gjate ketij viti jane vrare te pakten 66 gazetare - ndersa qe gjate vitit 2010 numri i gazetareve te vrare ishte 57. Gjate vitit 2011 jane arrestuar 1044 gazetare shume prej tyre gjate ngjarjeve te pranveres arabe dhe si pasoje e ketyre zhvillimeve. Numri i te arrestuarve eshte dyfish me i larte se vitin e kaluar. Edhe sulmet dhe kercenimet ndaj gazetareve jane shtuar ne 1959 raste qe eshte 43 me shume se nje vit me pare. Bildunterschrift Bilanci vjetor

Dhuna me se shumti aplikohet kunder gazetareve vendore thuhet ne raportin vjetor te organizates Reportere pa Kufij. Kjo organizate per mbrojtjen e te drejtave te njeriut eshte themeluar ne vitin 1985 ne France. Qellimi i saj eshte qe te bej publike dhe te sensibilizoje opinionin per fatin e gazetareve.

Te prekura jane te gjitha rajonet

Arrestime marrje ne pyetje dhe pergjime ka pasur edhe gjate demonstratave ne Greqi Bjellorusi Ugande... por edhe ne SHBA gjate protestave ne Wallstreet. Qeverite perpiqen qe te parandalojne informacionet qe nuk ju pelqejne dhe qe nuk jane ne favorin e tyre.

I ngarkuari per te drejtat e njeriut i qeverise gjermane Markus Lning thote se ne raportin e Reportereve pa Kufij ne vecanti tmerron fakti qe gazetaret jane sulmuar shtypur dhe keqtrajtuar edhe ne vendet e aferta fqinje te Bashkimit Evropian si ne Azerbajxhan Rusi Bjellorusi apo ne Turqi.

Shume sulme ka pasur edhe ndaj autoreve ne internet blogereve ne rrjetet sociale Facebook dhe Teitterdhe autore tjere. Ne shenjester te autoriteteve ishin grupe te ndryshme thuhet ne raport. Pese autore qe kane shkruar ne internet jane vrare - tre prej tyre ne Meksike. 199 blogere jane arrestuar ndersa 62 jane sulmuar fizikisht.

Cenzura

Blogeret kane luajtur ne disa vende nje rol qendror per informim shpjegon Michael Rediske dhe shton ata kane nje rol te rendesishem ne vecanti ne vendet ku mediet konvencionale nuk jane ne gjendje te raportojne per zhvillimet dhe kur nuk lejohet futja ne vend e gazetareve nderkombetare.

Cenzura ndaj mediave eshte shtuar nga 62 ne 68 vende krahasuar me nje vit me pare.

Sulmet ndaj lirise se shtypit jane nje problem boteror. Per here te pare organizata Reportere pa Kufij ka hartuar edhe nje liste te sulmeve ne mbare boten. Me se shumti te vrare gjate ketij viti ka pasur ne Pakistan 10 Irak 7 si dhe Meksike dhe Libi nga 5.

Autor Kay-Alexande Scholz/Bahri Cani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›