Vriten punonjësit e OKB-së
_4.jpg)
Të paktën tetë punonjës të OKB-së, kanë mbetur të vdekur gjate një sulmi me armë në një nga selitë e OKB-së në Afganistan. Sulmi ka ndodhur në qytetin verior të Mazar e-Sharif, thanë zyrtarët.
Aktet e dhunshme ndodhen gjatë një proteste në lidhje me djegien e Kuranit në një kishë amerikane gjatë muajit të kaluar. Qindra njerëz ishin duke protestuar në mënyrë paqësore kur papritur situata degjeneroi në dhunë.
OKB konfirmoi se punonjës të saj kanë mbetur të vdekur por tha se situata është konfuze. "Ne jemi duke punuar për të njohur të gjitha faktet dhe po kujdesemi të mbrojmë stafit tonë," tha zëdhënësi Dan McNorton.
Dëshmitarët në vendngjarje thanë se një turmë prej disa qindra personash u mblodhën para selisë së OKB-së pas lutjeve të së premtes. Një grup i vogël njerëzish u shkëput nga turma dhe rrëmbeu armët e rojeve të selisë se OKB dhe hapen zjarr para hyrjes së ndërtesës.
Me 20 mars, Pastori Wayne Sapp dogji një kopje të Kuranit në një kishë në Florida.
Djegia u zhvillua në prani të një tjetër prift amerikan, i cili vitin e kaluar tentoi të digjte kuranin në përvjetorin e 11 shtatorit. Korrespondenti i BBC-së në Kabul tha se zona e Mazar-e Sharif njihet si e qetë por incidenti aktual ka vënë në pikëpyetje faktin që deri në fund të vitit trupat ushtarake të NATO-s do të tërhiqen për t’i lënë vendin sigurisë afgane.