E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet Bin Laden. Obama U vendos drejtesia 1 2 3 4 5 7 vota e hene 0

Osama Bin Laden, truri i sulmeve të 11 shtatorit u vra në strehën e fshehtë luksoze në Pakistan pas shkëmbimirt të zjarrit me forcat amerikane. Përfundoi kështu ndjekja e tij prej mëse 10 vitesh. “Drejtësia është vënë në vend”- deklaroi presidenti Obama ndërsa turma njërzish u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë duke valëvitur  flamuj amerikanë.  Qindra entuziaste të tjerë u mblodhën në Ground Zero në  New York ku 3 mijë vetë  humbën jetën nga shpërthimi i kullave binjake.  (UPDATE)
Azhornuar së fundi ( e hënë , 02 maj 2011 ) Lexo të plotë ...   Lumturohet Gjon Pali II 1 2 3 4 5 (6 vota) e diel , 01 maj 2011 Gjashtë vjet e një muaj nga vdekja, Karol Wojtyla- Gjon Pali II, është lumturuar nga pasardhësi i tij, Benedikti XVI. Ceremonia u krye në bazilikën San Pietro në Vatikan, ku Ratzinger pranoi kërkesën e kardinalit të Romës Agostino Vallini dhe më pas lexoi formulën latine që rreshton papën polak mes të lumturuarve. Leximi i formulës së lumturimit u pasua nga një duartrokitje e gjatë dhe thirrjet për ta kthyer Gjon Palin II në një shenjt.
Azhornuar së fundi ( e diel , 01 maj 2011 ) Lexo të plotë ...   1 Maji, protesta në Evropë. Festë në Kinë 1 2 3 4 5 (1 votë) e diel , 01 maj 2011 1 Maji apo dita e punëtorëve siç njihet ndryshe e jo vetëm në Shqipëri, ka nisur me protesta në disa vende, por dhe me festime, në Kinën komuniste. Në Gjermani, problemet kanë nisur që të shtunën në mbrëmje kur policia shpërndau një turmë që protestonte në vigjilje të marshimit të 1 Majit. Policia përdori tubat e ujit për të ulur tensionet mes protestuesve.

Lexo të plotë ...   Vritet djali i Gedafit. Humbin jetën edhe tre nipër të kolonelit 1 2 3 4 5 (2 vota) e diel , 01 maj 2011 Bombat e NATO-s në kryqytetin e Libisë, Tripoli, njoftohet të kenë vrarë djalin e Muamar Gedafit, Saif al-Arab dhe tre nipër të kolonelit. Lajmi raportohet nga burime qeveritare, sipas të cilave anëtarët e familjes së Gedafit u vranë gjatë bombardimit të vilës në zonën rezidenciale të Bab al Azizia, ndërsa vetë koloneli i ka mbijetuar sulmit, edhe pse ndodhej në banesë. Saif al-Arab i cili ishte më pak i njohur se i vëllai Saif al-Islam kishte studiuar në Gjermani dhe ishte kthyer në Libi vetëm kohët e fundit.
Lexo të plotë ...   Obama në Alabama, tornadot vrasin 334 persona 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 30 prill 2011 Presidenti amerikan Barack Obama premtoi ndihma federale  ndërsa vizitoi zonat e shkatërruara nga tornadot e ditëve të fundit. Obama u shpreh i tronditur nga shkatërrimet në Tuscaloosa, ndërsa bilanci i të vdekurve shënon 334 të vdekur e 20 persona të shpallur të humbur. 

Lexo të plotë ...   Muaji i mjaltit, Kate-William diskutojnë Jordaninë 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 30 prill 2011 Dasma më e kushtueshme në botë vlerësohet si sukses për monarkinë britanike që mes luksit dhe elegancës duket se ja ka kaluar dhe dasmave të sheikëve arabë. Pas ceremonisë që u cilësua si e mahnitshme dhe nga nëna mbretëreshë, çifti i ri është larguar nga Buckingham Palace në Aston Martin e James Bond, spiunit më të famshëm britanik.
Lexo të plotë ...   Gaddafi armëpushim me kushte: NATO t’u japë fund sulmeve 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 30 prill 2011 Muamar Gaddafi është i hapur për të negociuar armëpushimin  me vendet e NATO-s në mënyrë që t'i jepet fund sulmeve ajrore kundër forcave të tij. Gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror, Gaddafi tha se forcat e tij janë të gatshme për armëpushim, por shtoi se të gjitha palët e përfshira në konflikt duhet t'i binden armëpushimit.

Lexo të plotë ...   Shpërthimi në Marakesh, Al Qaeda postoi video para sulmit 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 30 prill 2011 Sulmi terrorist me bombë në një kafene në Marakesh, është paralajmëruar më parë nga një video e postuar në internet. Në video e cila i atribuohet grupit terrorist të AL Qaedës është postuar tre ditë para sulmit dhe përmban një kërcënim direkt dhe të qartë kundër Marokut.

Lexo të plotë ...   Mina në Misrata, Gaddafi synon të bllokojë ndihmat 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 30 prill 2011 NATO thotë se anijet e saj ushtarake kanë arritur të interceptojnë forca të Gaddafit duke vendosur mina në portin e Misratës, në përpjekje që të shmangin ndihmat humanitare të mbërijnë në qytetin e rrethuar. Një zyrtar i aleancës, Rob Ueihill ka shtuar se anijet e pozicionuara në Mesdhe kanë bërë që të dështojnë përpjekjet e ushtarakëve libianë për të minuar portin. Ndërsa kryengritësit njoftuan për një fushatë të re bombardimesh mbi Misrata, e cila ndodhet nën rrethim prej javësh. Në një zhvillim tjetër nga vendi i përfshirë nga lufta, trupat tuniziane njoftojnë se kanë zënë rob ushtarë libianë të cilët kanë kaluar kufirin mes dy shteteve në ndjekje të kryengritësve.

  Sanksione Sirisë, ushtria vret 60 persona në ditë 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 30 prill 2011 Grupet siriane për të drejtat e njeriut raportojnë se mbi 60 persona janë vrarë në mbarë Sirinë në të premten e zemërimit ku protestuesit kërkuan largimin nga pushteti të regjimit të Presidentit, Bashar Al-Asad.  Një nga grupet për të drejtat e njeriut thotë se ka dhe listën me emrat e 62 personave që janë vrarë gjatë protestave, në 5 qytete të Sirisë.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 30 prill 2011 ) Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›