E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet cobani ne stanin e tij prane fshatit Merqi te Lezhes

Jane degjuar vetem te shtena armesh, dhe pak minuta me vone eshte pare trupi i pajete e 55 vjecarit Pren Doda nga fshati Merqi e lezhes. Viktima eshte qelluar ne oborrin e stanit te tij nga persona ende te paidentifikuar, ndersa mbeten te paqarta edhe motivet.
Dyshimet jane perqendruar tek tentativa e vjedhjes ndaj familjes Doda.
55 vjecari kishte dale jashte pasi ka degjuar te lehurat e qenve, por eshte qelluar per vdekje.
Mesohet se viktima eshte qelluar nga nje automjet qe qendronte i ndaluar shume prane stanit, ne shpatin e nje mali ne fshatin Merqi.
Policia ka hedhur dyshime se behet fjale per nje tentative vjedhjeje dhe mendohet se ne krim jane perfshire me shume se 1 person. Hajdutet kane tentuar te hyne ne stan duke menduar se roja mund te ishte larguar per ne banese, ndersa ruheshin nga persona te tjere qe ndodheshin ne automjet.
Policia ka ngritur disa postoblloqe dhe po heton per zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›